September 25, 2021

Autobuzi bëhet hi nga zjarri, shpëtohen mrekullisht 24 fëmijët që gjendeshin brenda mjetit (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një autobus me 24 fëmijë ka marrë flakë në tunel në Leço.

Fatmirësisht nuk ka patur pasoja fatale pasi shoferi i autobusit i ka shpëtuar të gjithë fëmijët.

Mediat italiane raportojnë se ai arriti të zbriste të gjithë fëmijët me shpejtësi para se flakët të përfshinin të gjithë autobusin dhe gjendja të bëhej e rëndë.

Shtatë nga fëmijët janë dërguar në spital për ekzaminime, por gjendja e tyre nuk është shqetësuese dhe është kostatur se shkaku i ngjarjes ishte plasja e gomës së autobusit.

“Kur kuptova se çfarë po ndodhte, përparësia ishte të shpëtonim jetën e fëmijëve” u shpreh ai pas ngjarjes.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *