Automjeti i fundit elektrik që do të “skanojë” Hënën

Shpërndaje lajmin

Dy gjigandët amerikan, Lockheed dhe General Motors kanë njoftuar se po punojnë për të zhvilluar roverin Lunar Terrain Vehicle (LTV) që do të shkojë në Hënë. Megjithëse kompanitë nuk kanë dhënë detaje, thuhet se mjetet do të mbajnë dy astronautë.

Roverët e rinj, që janë pjesë e programit të ri të NASA, Artemis, do të kenë autonomi të konsiderueshme energjetike dhe aftësinë për të udhëtuar në distanca shumë më të mëdha. NASA synon të dërgojë disa misione pranë Polit të Jugut të Hënës në 2024, ku shpreson të gjejë ujë në formë akulli në kratere.

NASA planifikon gjithashtu krijimin e një roveri më të madh por të mbyllur, ku astronautëve nuk do t’ju duhet të veshin një uniformë. Kjo mund të zhvillohet në bashkëpunim me Agjensinë Hapësinore Japoneze (JAXA), e cila gjithashtu po ndërton një mjet tjetër hënor në bashkëpunim me Toyota. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *