Avionët turq mbi Greqi, Athina vë alarmin, bëhen gati raketat

Shpërndaje lajmin

Marrëdhëniet tensionuese midis Greqisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar që prej provokimeve të mërkurës së 27 prillit, me avionët turq që fluturuan mbi qiellin grek, duke shkelur kështu vijat ajrore në të paktën 20 ishuj.
Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes në Greqi ka aktivizuar gatishmërinë duke aktivizuar sistemet kundërajrore në ishujt e Egjeut.
Me urdhër të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, sekretari i përgjithshëm i ministrisë Themistoklis Demiris zhvilloi pasditen e së enjtes një notë protestë ndaj ambasadorit turk për numrin e paprecedentë të shkeljeve të hapësirës ajrore greke.
Sekretari i përgjithshëm theksoi se sjellja e vazhdueshme provokuese dhe delikuente turke, që cenon sovranitetin grek, është plotësisht e dënueshme dhe e papranueshme.
Ndërkohë ditën e djeshme Athina zyrtare anuloi ftesën që Greqia i kishte bërë forcave ajrore turke për të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Tiger Meet”. /abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published.