Avokati: 15 vite burg për mësuesin që puthi nxënësen e tij në Kosovë
Një gjest i pahijshëm seksual ndaj një të miture ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Kjo është një ngjarje e rëndë që ka tronditur jo vetën Kosovën por edhe këdo që e ka parë këdo video e që sidomos që është edhe prind.
Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.
Avokati Meshari Selimaj është shprehur se bazuar në bazë të ligjit, mësuesi për veprimin që ka bërë dënohet deri në 15 vite burg.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se mësuesi do të përballet dhe me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
“ Duke marrë parasysh moshën 14 vjeçare, dënimi për mësuesin është së paku 15 vite dhe atë nga fakti se kemi të bëjmë me një person që ka kryer veprën penale që ka ditur moshën dhe ndjeshmërinë e viktimës. Kjo është njëra rrethanë, nga ana tjetër është se ka keqpërdorur vendin e punës”- tha ai.