Avokati i Klosit: Si beson prokuroria se dikush i jep pastrueses 500 mijë euro

0
Shpërndaje lajmin

Avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i Alda Klosit, tha pas përfundimit të seancës për dhënien e masës së sigurisë, se prokuroria merr si “deklarime të arta” vetëm ato që thotë pastruesja Rozeta Dobi.
Ai nënvizoi se prokuroria nuk mund të besojë versionin që një person mund t’i japë 500 mijë euro pastrueses që e shikon një herë në javë për t’ia ruajtur në shtëpi.
“Ajo pastronte shtëpinë një herë në javë dhe nuk mund të ishte një njeri i besuar, do të ishte naive.
Më vjen keq si prokuroria beson që Alda Klosi i ka dhënë 500 mijë euro një personi tërësisht të panjohur dhe i ka thënë mi mbaj në shtëpi. Kjo është e pabesueshme! Prokuroiria përdor si deklarim të artë vetëm atë që thotë Rozeta Dobi”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Deklarata e Dobit është e rreme”, flet avokati i Alda Klosit që u la në burg
“Nuk është pyetur ku i gjeti paratë”- Avokati i Alda Klosit akuza prokurorisë
Avokati tregon ku u morën paratë që u gjetën në shtëpinë e Alda Klosit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *