Avokatja Alesia Balliu: Për ndryshimin fjalën e ke ti

0
Shpërndaje lajmin

Nga avokatja Alesia Balliu:
Panorama e një qyteti që plaket, ky është Elbasani. Një qyetet me histori, me kala, me kultur por dita ditës pa njerëz. Rrugica boshe, shtëpi që rrënohen, kalldrëme që nuk i shkelin më si dikur, një panoramë e zymtë dhe vrastare.
Varfëria është ulur këmbëkryq në tavolinat e familjeve të Elbasanit.
Varfëria është kthyer në temën e ditës së bashku me politikën që e ka shkaktuar këtë “plagë”, e cila vetëm hapet për qytetin tonë.
Fshatra të cilat boshatisen pa asnjë mundësi punësimi dhe të ardhme. Fshatra që vetëm moshohen si ata e nuk ndjejnë të dëgjohet një zë i ri.
Prindër që dalin në ballkon dhe presim fëmijët që t’ju vijnë nga emigrimi. Prindër që presin me kokën nga dera se mos ajo derë hapet edhe ju kthehet buzëqeshja. Ky është Elbasani dhe rrethinat e tij, një qytet që plaket, varfërohet dhe boshatiset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *