Avokatja: Në Shqipëri nuk zbatohet hierarkia në punë, shumica e drejtuesve bërtasin
Sipas një studimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, pothuajse një në pesë punonjës në mbarë botën është i prekur nga dhuna në punë.
Në një anketë të bërë me punonjës nga shumë vende të botës, pothuajse 23 për qind prej tyre deklaruan se ishin sulmuar psikologjikisht, fizikisht ose seksualisht në vendin e punës.
Avokatja Nexhmije Beqiri tha në emisionin Good Morining Albanians, në Euronews Albania se në Shqipëri nuk zbatohet hierarkia në punë.
Teksa tregoi eksperiencat personale gjatë punës si nëpunëse, drejtuese, dhe në biznes privat, Beqiri u shpreh se veç faktit që në Shqipëri nuk zbatohet hierarkia, nga krahu tjetër kërkesa e llogarisë bëhet në mënyrë brutale për të krijuar një autoritet fals.
“Në Shqipëri nuk respektohet hierarkia, nëse jepet një urdhër duhet zbatuar. Nga ana tjetër, ka edhe një kërkesë llogarie që është brutale; shumica e drejtueseve në Shqipëri bërtasin për të krijuar një autoritet fals, që unë jam këtu”, tha avokatja.
LEXONI GJITHASHTU:
‘Ka njerëz që janë vrarë’, Pango tregon çfarë i ndodhi pas kamerës së fshehtë
Befason ish-futbollisti Egbo: Shqipëria është njësoj si Nigeria