November 29, 2021

Baba i dy fëmijëve, mediat turke zbulojnë lidhjen e Morena Tarakut me këngëtarin e njohur (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Morena Taraku është treguar gjithmonë e rezevuar për jetën e saj private. Megjithëse është përfolur gjatë për një lidhje dashurie dhe poston vazhdimisht në Instagram foto nga dhurata luksoze që merr nga një partner misterioz, ajo ende nuk ka konfirmuar asgjë

Mirëpo, së fundmi romanca e saj është bërë kryefjalë e mediave rozë turke. Siç thuhet, Morena është në një lidhje me këngëtarin turk, Berdan Mardini. Sipas mediave turke lidhja e tyre u zbulua pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin. Madje, shkruajnë se Mardin ka thënë se tek Morena gjeti dashurinë e vërtetë, e se me të nisi të jetojë nga e para.

Para lidhjes me këngëtaren shqiptare, Berdan ka qenë i martuar për dhjetë vjet. Ai ka qenë i martuar me Fatoş Yelliler, me të cilën ka dy fëmijë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *