October 15, 2021

Babai hero shpëton nga mbytja vajzën dhe shoqet e saj, por e lë zemra sapo del në breg

Shpërndaje lajmin

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Sardenja të Italisë. Një 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj dhe në përfundim arriti t’i nxirrte të gjalla të tre, por humbi jetën e vet. Zemra nuk mundi që ta përballonte gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.

Një tragjedi është shënuar në Itali ku një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një arresti kardiak në zemër, vetëm pak sekonda pasi shpëtoi vajzën e tij dhe dy shoqet e saj nga mbytja.

60-vjeçari Fernando Porcu nuk u mendua dy herë por hyri mes dallgësh kur pa se vajza dhe shoqet  e saj ishin në vështirësi.  Ai me sforco të madhe i nxori vajzat shëndosh e mirë në breg, por vetë humbi jetën tragjikisht, pasi zemra e tij nuk mundi të përballojë të gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.

Një ekip mjekësor u mundua ta mbajë në jetë madje në bregdetin e Sardenjës mbërrit edhe një helikopter për ta shpëtuar, por për të ishte shumë vonë.

Mësohet se fillimisht 60-vjeçari nxori në breg vajzat, por më pas u tërhoq nga dallgët e mëdha. Ai arriti edhe një herë të kthehej në breg, ndërsa disa persona të pranishëm e ndihmuan të dalë jashtë ujit. Por lumturia nuk zgjati shumë pasi u shemb në tokë dhe ndërroi jetë. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Sardenjë ndërsa lajmi për heroizmin e tij u bë viral në rrjet. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *