Baçi: Basha një deputet i thjeshtë, së shpejti do të braktiset nga të gjithë  

0
Shpërndaje lajmin

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se emrin e Lulzim Bashës nuk ja vlen as ta përmendësh.
Sipas tij, ai është një deputet i thjeshtë që shumë shpejt do të braktiset dhe nga ata pak deputetë që e ndjekin.
“Basha është një deputet i zakonshëm i Partisë Demokratike, fatkeqësisht që është dhe deputet i Partisë Demokratike. Kryetar s’është më, ka qenë njëherë e një kohë. Ai as ligjërisht nuk është. Është kryetar i vetvetes dhe bredh si çifuti në shkretëtirë për të mbledhur ca njerëz aty, duke gjetur disa individë që kanë një farë influence financiare apo ku di unë se çfarë, për të mbledhur 5 njerëz dhe për të bërë show se ekziston,” – u shpreh Baçi.
Si deputet i Fierit, ai tha se nuk ishte në dijeni se Basha këtë të diel do të ishte prezent atje për të zhvilluar disa takime, sepse sipas tij nuk ka atë influencë sa për t’u bërë e madhe që do shkojë Basha. Baçi u shpreh se në Fier po shkonte një njeri i zakonshëm.
 
LEXONI GJITHASHTU:

“Basha djali joligjor i Berishës”, Xhaferaj: Qëndrimet e tij pa lidhje me politikën
Basha i përgjigjet Bardhi: Do kesh të njëjtin fat si padrinoja non grata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *