September 25, 2021

BAG: 912 infeksione të reja dhe 3 vdekje gjatë 24 orëve të fundit

Shpërndaje lajmin

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 912 raste të reja pozitive për koronavirusin, të regjistruara në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.

Mesatarja e 7 ditëve është 822 raste ose 23 për qind më pak se në javën e kaluar ndërsa incidenca 14-ditore aktualisht është 152.33.

Për shkak të festave publike që ishin ditëve të fundit, numrat duhet të interpretohen me kujdes për momentin.

Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 4.0 për qind, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 4 teste ishin pozitive.

Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur për 1 pikë përqindjeje.

BAG raporton 3 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7 ditore është 4 të vdekur ose 11 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht BAG raporton 562 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 14 për qind më pak se në javën e kaluar.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *