BAG: 9,802 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit
Në Zvicër aktualisht janë 3047 pacientë me korona në spital, 126 prej tyre në njësinë e kujdesit intensiv (ICU), njofton albinfo.ch.
Në përgjithësi, BAG raportoi 128 shtrime të reja në spital dhe 15 vdekje në 24 orët e fundit. 9,802 raste të konfirmuara dolën nga 35,038 teste të koronës.