April 19, 2021

BAG raporton 1844 infeksione të reja dhe 11 vdekje nga Covid-19

Shpërndaje lajmin

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1.844 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit, raporton srf.ch.

Mesatarja e 7 ditëve është 1494 që është 19 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht po rritet, transmeton albinfo.ch. Me këtë trend, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 28 ditë.

Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 5.1 për qind që nënkupton se krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.

Numri i testimeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 32,596 teste në ditë ose 17 për qind më shumë, krahasuar me javën e mëparshme.

BAG raporton 11 raste të reja të vdekjeve, përcjell albinfo.ch. Mesatarja 7 ditore është 7 të vdekur, që është 23 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht BAG raporton 851 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo shifër është e njëjtë me javën e kaluar.

Shtretërit e kujdesit intensiv të çertifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 78.0 për qind të mbushur ndërsa po u përfshinë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 70.0 për qind.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *