BAG raporton 3975 infeksione të reja dhe 75 të vdekur

Share

430089603 highres

E enjte (7 janar), BAG ka raportuar afro 4 mijë raste të reja me virusin korona, transmeton albinfo.ch.

3,975 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Ndërkohë, numri i testeve të kryera është 29,521.

Shkalla e pozitivitetit është 13.5 përqind.

BAG gjithashtu raporton 75 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. Ndërsa, 196 persona u shtruan në spital. /Albinfo.ch


Share

Komente