Balla: Deri më 24 maj do kemi presidentin e ri

Shpërndaje lajmin

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla deklaron se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të përfundojë brenda datës 24 maj.
“Procesi ka përfunduar herën e kaluar më 27 Prill. Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë më 24 Maj. Brenda datës 24 maj, që është një ditë që ka pasur një kontekst të caktuar historik, ne do kemi presidentin e ri ose presidenten e re të Republikës”, tha Balla pas mbledhjes së grupit parlamentar.
“Edhe sot në konferencën e radhës së kryetarëve nuk do kemi një kalendar për këtë çështje. Kalendari do të miratohet në një mbledhjet pasardhëse. Ky proces ka një kalendar të posaçëm. Duroni edhe pak ditë sapo ta miratojmë atë kalendar”, shtoi ai.
Lajmi në përditësim….
 The post Balla: Deri më 24 maj do kemi presidentin e ri first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.