Balla homazhe për efektivin: Kush ngre dorën kundër policisë, e ngre kundër shtetit

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në DVP Fier Novruz Cenalia, i cili u vra para dy ditësh me armë zjarri nga një shtetas, i cili është shpallur në kërkim.
Në homazhet që u mbajtën në Teatrin “Bylis” në Fier, ministri Balla u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të punonjësit të policisë e gjithashtu edhe kolegëve e eprorëve të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social faceboom ministri Balla shkruan se “kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.”
“Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin  ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit,” – shprehet Ministri Balla.
Më herët ai ka theksuar shprehur se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për arrestimin e autorit ndërkohë që i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit për dorëzimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *