Balla: Më 16 maj, të mbahet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit

Shpërndaje lajmin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri, duhet të zhvillohet më datë 16 maj, ora 17:00.
Deklaratën, Balla e bëri këtë të martë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas Ballës, 16 maji është një datë e përshtatshme brenda afatit që ka përcaktuar Kushtetuta.
“I qëndroj propozimit për të zhvilluar raundin e parë më 16 maj. Mendoj se kjo datë është e përshtatshme dhe brenda këtij afati që ka përcaktuar Kushtetuta”, u shpreh ai.
Ndërsa, deputetja e PS-së Klotilda Bushka propozoi që afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president, të jetë data 15 maj, ora 16:00. Propozim tjetër i saj, ishte mbledhja e Komisionit të Ligjeve më 16 maj, ora 10:00.
Konferenca e Kryetarëve duhet të ishte mbledhur më 4 maj, por u shty pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi më shumë kohë për procedurat.
LEXONI GJITHASHTU

‘Rithemelimi’: Alibeaj nuk mund të mbledhë deputetë në emër të PD-së
Kriteret për presidentin, Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar të PD-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *