September 16, 2021

Balla: Metën po e mbrojnë këtu dy ballista, shpresoj që asambli mos t’i ketë kënduar këngën e Hajredin Pashës

Shpërndaje lajmin

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Ilir Meta ka humbur të drejtën për të qenë president. Nga foltorja e Kuvendit, teksa sot do të votohet shkarkimi për kreun e shtetit, Balla tha ndër të tjera se është i keqardhur se Meta nuk u soll dot si president.

Balla ka ironizuar gjithashtu edhe aktivitetin e mbajtur sot në Presidencë, ndërkohë që Kuvendi u mblodh për shkarkimin e Metës.

“Pas fjalës së kryetarit të grupit demokrat, Murrizit nuk do të hyja në replikë për shumë nga ato që tha. Të jeni i sigurt se deputetët e PS e kanë mbështetur këtë komision hetimor parlamentar dhe jam shumë krenar që në krye të katër viteve asnjëherë grupi parlamentar nuk ka çeduar në aspektin e korrektësisë në një vendimmarrje që  e kemi marrë sot. Grupi i PS do të votojë pro. I bashkohem asaj që tha Majko edhe për shkak të viteve të gjata të njohjes se edhe unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si president edhe pse unë jam një prej atyre deputetëve që në 28 prill e kemi mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës dhe ka marrë plot 87 vota dhe u zgjodh president duke plotësuar kuorumin e nevojshëm. Për fat të keq dhe këtu jam i gatshëm të sfidoj këdo. Le të më thotë ndonjëri që Meta përfaqëson unitetin e popullit shqiptar sot. Nëse ndonjëri këtu më bind apo bind shqiptarët bujrum.

Meta nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe prej 25 prillit nuk përfaqëson më as unitetin e opozitës. Halli i Lulit nuk është shkarkimi i Ilir Metës por halli që më mirë të rri në presidencë sesa të shkojë në PD. Tre gjëra ranë në sy sot. Konstatoj se ish fresh-istin tonë sot e mbrojtën hapur dy ballista. Ky është një zhvillim pozitiv për historinë politike si antifashist i betuar dhe përfundoi karrierën duke e mbrojtur edhe kryetarët e ballit. Meqenëse kishte ftuar sot ansamblin e Dibrës për ti bërë karshillik Kuvendit, shpresoj që asambli mos ti ketë kënduar këngën e Hajredin Pashës. PD dhe liderishipi i saj aktual nuk ditën të mbajnë një qëndrim që i bën nder Shqipërisë. Meta e ka humbur të drejtën për të qenë president i Republikë. Askush më parë nuk e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidentit se Ilir Meta,” tha Balla. g.v/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *