Balla për inceneratorët: Kush është i përfshirë në afera të dalë para ligjit

Shpërndaje lajmin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar të kësaj force politike u ndal dhe tek inceneratorët.
Ai tha se qytetet duhet të vazhdojnë të pastrohen, ndërsa shtoi se kush është i përfshirë në afera korruptive duhet të dalë para ligjit.
“Qytetet duhet të vazhdojnë të pastrohen. Nuk ka asnjë dyshim që trajtimi i mbetjeve në mënyrë të integruar të vazhdojë. Unë nuk e gjej me vend pyetjen se nëse duhet të vazhdojë trajtimi i mbetjeve. Kush ka përfituar me të padrejtë, ose është përfshirë në një formë apo në një tjetër në afera duhet të japë përgjegjësi para ligjit.
Kuvendi i Shqipërisë si rrallëherë ka bërë një hetim parlamentar ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë vetë prezent në të tre impainetet e trajtimit të mbetjeve dhe do ju bëja apelin që ta lexonit raportin”-tha ai.
vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *