Balliu zbulon sherrin brenda PS: Rama më shumë para i jep Enkelejdit se Veliajt

0
Shpërndaje lajmin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania për të diskurtuar rreth fushatës elektorale.
Ndër të tjera ai tha se është gabim ta quash Enkelejd Alibeajn pjesë të opozitës, pasi ai ka përfitime në tendera më shumë se vetë socialistët, madje ai thotë se për shkak të këtyre përfitimeve ka nisur një konflikt edhe brenda kryesisë së PS.
“Ne duhet të themi të vërtetën këta janë në pushtet, Enkelejdi është në pushtet, këta janë në pushtet. Enkeledi përfiton tendera, është në pushtet.
E dini ju që ka plasur një sherr i madh në PS sot?  Sepse më shumë para po i japin Enkelejdit, se sap o i japin socialistëve. Është ngritur në kryesi, në kryesinë Partisë Socialiste, hajdutët e kryesie së PS i thonë ju më shumë po i jepni para Enkelejdit se sa po na jepni ne”,-tha Klevis Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:

Bushati: Në PS mbjellim pemë, Berishës i doli edhe Luli zarzavate!
“Takimi Glover-Berisha”, Ngjela: Do gabonte po mos ta takonte
Akuzohej për propagandë kundër sistemit, shkrimtarja iraniane dënohet me 7 vite burg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *