Banka Botërore: Inflacioni në Kosovë do të ngadalësohet në 3%

0
Shpërndaje lajmin

Banka Botërore pret që këtë vit, inflacioni në Kosovë, të ngadalësohet në 3 për qind dhe gradualisht të bie në 2 për qind në periudhën afatmesme.
Si rrjedhojë edhe normat e interesit pritet të bien deri në gjysmën e dytë të viti 2024.
Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë ka thënë për Radio Kosovën se parashikojnë ngadalësim të inflacionit deri në fund të viti 2024, megjithatë thuhet se ka rreziqe që mund të çojnë në devijime nga ky projeksion, duke përfshirë mundësinë e një rikthimi të inflacionit të nxitur nga intensifikimi i tensioneve gjeopolitike si dhe nga presionet e brendshme për paga më të larta, transmeton albinfo.ch.
“Banka Botërore aktualisht parashikon që inflacioni, i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, do të ngadalësohet në 3 për qind këtë vit dhe gradualisht të bie në 2 për qind, në periudhën afatmesme”, thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.
Projeksioni bazohet në pritjet për presione më të ulëta nga çmimet ndërkombëtare të energjisë, ushqimit dhe lëndëve të para, për të cilat Kosova është kryesisht importuese. Vitin e kaluar normat e interesit u rritën sërish, në përpjekje për të frenuar inflacionin, përderisa një anketë e Bankës Qendrore, e kryer në janar, tregon se në gjysmën e dytë të këtij viti Banka Botërore parasheh një rënie të lehtë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *