Banka Botërore: Vaksina, motori i ekonomisë

Share

photo 1605289982774 9a6fef564df8 6

Banka Botërore vendos vaksinën si kryefjalën e vitit 2021 në funksion të rritjes ekonomike.

Në raportin e perspektivës globale, Shqipëria avantazhohet në rajon për dy aspekte siç janë  turizmi dhe reformat e shpejta që duhet të kryejë për hyrjen në Bashkimin Europian.

Ekonomia botërore pritet të rritet me 4% në vitin 2021 dhe Banka Botërore i jep avantazhin e madh vaksinës, për rindezjen e motorëve ekonomikë në të gjitha vendet që kaluan në recesion, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch

Raporti i perspektivës globale vlerëson se me vënien në kontroll të pandemisë, shtetet do të heqin masat kufizuese, çka do të rikthejë edhe besimin e biznesit dhe konsumatorit.

Në kapitullin për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore parashikon që Shqipëria dhe Mali i Zi të kenë rritjen më madhe në rajon, përkatësisht 5.1 dhe 6.1%.

Rritja afatmesme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të përshpejtohen nga reformat strukturore për të hyrë në Bashkimin Europian. Rajoni pret të përfitojë edhe një paketë investimesh nga BE.

Përpos vaksinës dhe rikthimit të stabilitetit politik, për Shqipërinë, në raport thuhet se rritja do të nxitet edhe nga reformat që Bashkimi Europian ka lënë si detyrë për integrimin.

Për vitin që lamë pas, kur vendi hyri në recesion dhe për shkak të pandemisë mijëra aktivitete dhe vende pune u mbyllën, Banka Botërore vlerëson se tkurrja ekonomike mbërrin në -6.1 për qind, shifër kjo e njëjtë me atë që ka raportuar edhe qeveria shqiptare.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri

2019       2.2

2020       -6.1

2021       5.1


Share

Komente