“Banka e ankesave” e shpërblen Zija Çelën me çmimin e panairit të librit

Shpërndaje lajmin

Zija Çela u shpall autor i vitit në edicionin e 25 të panairit, Tiranë 2022, për romanin “Banka e ankesave”.  Juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Agim Baçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj dhe  Alina Karaulli  e motivoi vlerësimin për prozën më të mirë : “Për rrezatimin e një urtie dhe një elegance në identifikimin e humbjes së shpirtit njerëzor dhe të tjetërsimit të fytyrës së vdekjes dhe dashurisë në labirinthin e burokracisë. Zija Çela ka arritur të sjellë një parabolë simbolike të realizimit dhe fantastikes në përditshmërinë tonë, duke i kërkuar lexuesit të pyesë vetveten. Shkrimtari u surprizua për këtë vlerësim.

Shkrimtarja  Natasha Poroçani mori vlerësimin për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, ndërsa përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja për realizimin në shqip të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux. Kurse, autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 Format e Mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”, ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *