Banorët e Groenlandës nuk do të lëvizin akrepat e orës për herë të parë

0
Shpërndaje lajmin

Të dielën, banorët e Groenlandës nuk do të kthejnë akrepat në kohën e dimrit për herë të parë.
Qeveria e Groenlandës vendosi në nëntor 2022 të shfuqizojë orën verore dhe dimërore, raportoi agjencia daneze e lajmeve Ritzau.
Ishulli më i madh në botë është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthejnë akrepat e orës, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.
Të dielën, pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Danimarkën, do të zhvendosin orët e tyre një orë pas dhe kështu do të kalojnë nga ora verore në atë dimërore.
Megjithatë, në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Itokortormit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që do të kthejë orën pas të dielën./
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *