April 15, 2021

Banori i vaksinuar i shtëpisë së pleqve ka pasur vdekje natyrale

Shpërndaje lajmin

Një banor i një shtëpie pleqsh në kantonin Aargau ka vdekur në janar, një ditë pas vaksinimit të tij për Covid -19. Lidhur me këtë vdekje ishte spekuluar se ishte shkaktuar nga vaksina.

Por, tani, autoritetet kantonale kanë njoftuar rezultatet e hetimit të tyre, raporton srf.ch.

Pas vdekjes së banorit të përmendur, më 23 janar, mjeku i kantonit Aargau ka porositur autopsinë dhe ka filluar ekzaminimin mjeko-ligjor, transmeton albinfo.ch. Arsyeja për këtë ishte se personit në fjalë i ishte bërë një vaksinë Covid-19 një ditë para vdekjes së tij.

Hetimet mbi rastin zbuluan se shkaku i vdekjes së tij, ishte natyror. Lidhja eventuale me vaksinimin kundër Covid-19 nuk mundi të përcaktohej, njofton departamenti kantonal i shëndetit dhe çështjeve sociale.

Vdekja ka ndodhur si pasojë e sëmundjeve të mëparshme kronike që kishte pasur banori i shtëpisë së pleqve në Aargau.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *