Barazim në Cyrih mes Zvicrës dhe Kosovës

Shpërndaje lajmin

Ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës ka barazuar 1:1.
Ishte Milot Rashica, i cili kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 51-të, pas një gabimi në mbrojtje nga Zuber, shkruan albinfo.ch.
Por, kundërpërgjigja e Zvicrës nuk vonoi, duke shfrytëzuar një gabim të portierit Muriq. Ishte Lotomba që shënoi në minutën e 61-të.
Granit Xhaka luajti deri në minutën e 63-të, duke i dorëzuar shiritin e kapitenit Xherdan Shaqirit, i cili u zëvendësua në minutën e 75-të. Andi Zeqiri u inkuadrua në minutën e 81-të.
Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë, që kishin ardhur të përkrahin dy Përfaqësueset, dhe duke krijuar atmosferë fantastike.
https://gorilla.cdnja.co/v/nv/NVGV7.mp4?token=1t0Vb5rJ9_DniXDY0Ij1zw&expires=1648576967
https://gorilla.cdnja.co/v/em/emqEp.mp4?token=cftxD5TTgMmzV_VefjTuPQ&expires=1648576967
Foto: Atmosfera gjatë ndeshjes Zvicër-Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published.