January 17, 2022

Barça ka konkurrent të fortë PSG-në për shërbimet e yllit të Manchester United

Shpërndaje lajmin

Marcus Rashford nuk po gjen hapësira te skuadra e Manchester United pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Në këtë sezon vetëm 9 ndeshje të luajtura dhe 2 gola të shënuar janë shumë pak për talentin e kombëtares angleze i cili pretendon të behët një nga futbollistët më të mirë në botë.

Për shërbimet e lojtarit Barcelona është skuadra e parë që kërkon transferimin e tij, por që kjo të ndodhi duhet që katalanasit të mposhtin në këtë duel një nga gjigandët francez.

PSG-ja duket e “pangopur” nga yjet që ka në skuadër, me Messi, Mbappe apo Neymar që luajnë në fazën e sulmit, por kanë hedhur kandidaturën edhe për Rashford.

Klubi francez është shumë i interesuar për sulmuesin anglez dhe siç raportohet nga mediat franceze kanë nisur edhe negociatat me agjentin e Rashford, me dëshirën për të arritur një dakortësi me “Djajtë e Kuq”, për të marrë lojtarin e tyre.  /f.a./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *