Barça rikthehet frikshëm, Mesi-Grizman “plasin 4 Granada” në fushë, Dortmundi i vihet pas Bajernit në luftën për titull

Share

Përfundon ndeshja e javës së 18 në kampionatin spanjoll. Barcelona ka shkatërruar Granadën me rezultatin e pastër 0-4. Blaugranat kaluan në avantazh në minutën e 12 me Antoni Grizman. Francezi mori një top nga Busquets dhe e dërgoi në rrjetë. 24 minuta më vonë, skuadra e Ronald Kuman gjeti golin e dytë me Lionel Mesin.

Në minutën e 42, Barcelona trefishoi shifrat sërish me Mesin. Kapiteni shënoi me një goditje dënimi. Ai dërgoi topin në rrjetë me një mënyrë të zgjuar, pasi e uli topin poshtë barrikadës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Barça vulosi shifrat përfundimtare në 4-0 me golin e Grizman në minutën e 63. Francezi mori një top të mirë nga Dembele brenda zonës, e ndali si duhet dhe me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë mjaft bukur.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e 3 me 34 pikë, ndërsa Granada mban vendin e 7 me 24 pikë.

Në ndeshjen e kampionatit gjerman, Borusia e Dortmundit ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-1 kundër Leipzigut. Verdhezinjtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 55 me Zhadon Sanço.bNjë kundërsulm fantastik me Haland që pasoi te Rojs, ndërsa kapiteni e kaloi me finte tek anglezi.

Në minutën e 71, Dortmundi realizoi golin e dytë me Haland. Norvegjezi konkretizoi një aksion model të miqve. 13 minuta më vonë ishte sërish norvegjezi që shënoi golin e tretë dhe të dytin personal në këtë ndeshje, duke i dhënë ekipit të tij një 3 pikësh mjaft të çmuar.

Në minutën e 90, Sorloth shkurtoi shifrat për Leipzigun, por goli i tij pati vlerën e statistikës.

Me këtë fitore, Dortmundi ngjitet në vendin e 4 me 28 pikë, ndërsa Leipzigu mban vendin e 2 me 31 pikë.


Share

Komente