Barcelona nis bisedimet me Agueron

Shpërndaje lajmin

Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, për të arritur një marrëveshje të mundshme që argjentinasi të transferohet në “Camp Nou”, raporton “Sky Sports”.

Kontrata aktuale e sulmuesit  me skuadrën e Pep Guardiolas do të skadojë në fund të këtij sezoni, ku edhe vetë lojtari e ka konfirmuar se do të largohet gjatë verës.

Tani spekulohet që krerët e bordit katalanas e dëshirojnë me ngulm sulmuesin e City, i cili që nga transferimi tek  Qytetarët ka bërë 387 paraqitje, duke regjistruar 258 gola dhe 73 asistime.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *