October 20, 2021

Barcelona nuk fiton as ndaj Cadiz, Koeman në “fije të perit” (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Barcelona nuk ka arritur dot të fitojë as ndeshjen e sotme përballë Cadiz e vlefshme për javën e pestë të La Ligas duke e mbyllur në barazim 0-0.

Një rezultat që me shumë gjasa ka “mbushur” drejtuesit e Barcelonës dhe vendime të rëndësishme priten në orët në vazhdim.

Skuadra e drejtuar nga Koeman dominoi  takimin, por ajo që është vënë re edhe më parë, sulmi “çalon” ndjeshëm edhe pse sot holandezi kishte vendosur 3 përpara, Depay-De Jong- Demir.

Sipas statistikave, katalanasit kanë mposhtur vendasit vetëm me posedimin e topit, pasi shanset për gol janë 10 me 6 për vendasit, ndërsa në kuadrat kanë goditur nga 2 herë.

At herë kur Barcelona po kërkonte medoemos golin, mesfushori Frenkie de Jong ndëshkohet dy herë me karton të verdhë brenda 4 minutave duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Koeman reagoi duke hedhur në fushë lojtarë si Coutinho apo Puig, por pa arritur do të bëjnë ndryshimin dhe t’i japin skuadrës 3 pikët.

Një barazim që vlen sa një fitore për Cadiz dhe një barazim që fut thellë në krizë Barcelonën.  Blaugranat pozicionohen në vendin e 7 me 9 pikë, ndërsa Cadiz në vendin e 14 me 6 pikë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *