Barcelonës iu “drodh dora” për Koeman, Laportan e refuzoi tekniku gjerman

Shpërndaje lajmin

Pasiguria se kush do të ishte trajneri i ri i Barcelonës në fillim të sezonit të ardhshëm u zgjidh kur Joan Laporta konfirmoi se Ronald Koeman do të mbetet në krye të stolit katalanas.

Sidoqoftë, ky vendim nuk u mor direkt dhe Laporta kërkoi kohë për të menduar dhe reflektuar. Nga ajo që mësohet nga Bild, Barcelona ka pasur kontakte me Joachim Low, trajnerin aktual të Gjermanisë.

Përgjigja e Low ka qenë se ‘ai nuk dëshiron të nisë direkt punën pas largimit nga Gjermania në mbyllje të Europianit dhe ka nevojë për disa muaj apo një vit pushime’.

 

Nuk përjashtohet mundësia ta shohim Low te Barcelona verën e vitit të ardhshëm. Konfirmimi i Koeman te Barcelona erdhi pas një fundi zhgënjyes të sezonit. Nëse kjo vazhdon, ne mund të shohim Low në “Camp Nou” në të ardhmen e afërt.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *