Bardhi: Asnjë nga 32 deputetët nuk është tërhequr nga platforma e bashkimit

Shpërndaje lajmin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se asnjë nga 32 deputetët që mbeshtetën platformën e bashkimit të partisë, nuk është tërhequr.
Në një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të Parlamentit, Bardhi u shpreh se deputetët kanë pasur propozime shtesë për platformën, e cila u prezantua pak javë më parë nga kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.
“Deputetët e kanë shprehur qëndrimin e tyre. Askush prej tyre nuk është tërhequr, secili ka pasur propozime shtesë mbi atë që ka lexuar apo dakordësuar pjesa dërrmuese e grupit. Çdo deputet, ashtu si edhe unë, përveç atyre 5 pikave kam pasur propozime apo sugjerime të tjera. 32 deputetë kanë pasur atë qëndrim apo mendim për të arritur bashkimin e Partisë Demokratike”, tha ai.
Lidhur me Kuvendin e 30 prillit, Bardhi tha se nuk i shërben interesave të demorkatëve por të ish-kryeministrit Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU

Vota transparente dhe gara reale përcaktojnë bashkimin e PD-së, thotë Alibeaj
Alibeaj për presidentin: Mazhoranca nuk e ka legjitimimin ta zgjedhë e vetme

Leave a Reply

Your email address will not be published.