Bardhi i përgjigjet SPAK, i dërgon aktpadinë e drejtësisë amerikane
Gazment Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK duke i vënë në dispozicion aktpadinë e drejtësisë amerikane lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, pasi Bardhi kërkoi nisjen e hetimeve për kryeministrin Edi Rama.
“Shpresojmë të kryeni një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje”, shprehet Bardhi.
SPAK ka nisur verifikimet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal pas kërkesës së deputetit, i cili i kërkoi SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK nis verifikimet për rastin McGonigal, pas kërkesës së Gazment Bardhit
Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Dorëzova provat e reja për inceneratorët