Bardhi sfidon Ballën nga Elbasani/ Nuk kam frikë nga përballja me të!

Share

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, gjatë një deklarate për mediat u shpreh se ai nuk e ka frikë përballjen me Taulant Ballën.

Sipas tij, Balla është modeli i politikanit që gënjen dhe bën vazhdimisht të njëjtat premtime.

Ne jemi tërësisht të angazhuar që të krijojmë të gjitha kushtet për të garantuar zgjedhje të lira në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Personalisht u kam garantuar qytetarëve të Elbasanit që të votojnë të lirë. Nuk ka asnjë kundërshtar politik që ka 8 apo 16 vite që mund të na trembë, pasi përsërit çdo 4 vit të njëjtat gënjeshtra, kjo më motivon që të sjell një model ndryshe nga ai i Taulant Ballës. Besoj se ju keni shkuar dhe keni parë që bashkitë e Librazhdit dhe Prrenjasit vazhdojnë të jenë si para 8 vitesh, mund të gënjejë në televizor se ka nxjerrë nga mjerimi qytetarët e Elbasanit, por qytetarët e dinë shumë mirë gjendjen se ku ndodhen. Është një nga qarqet me numrin më të madh të të papunëve, dhe vetëm në 6 vitet e fundit janë larguar 75 mijë persona nga i gjithë qarku, duke braktisur vendin e tyre.

Secili prej banorëve të këtij qarku do të votojë për ndryshimin. Unë nuk jam partizan i numrit dhe i shifrave, atë do ta përcaktojë vullneti i qytetarëve të Elbasanit, dhe si drejtues politik ti pëtgjigjem me korrektësi çdo kërkesë së tyre”, tha Bardhi.

Ndërkohë që Bardhi denoncoi dhe përfshirjen e drejtuesve të insitucioneve në fushatat elektorale, dhe sipas tij ka të dhëna që po kërcënohen punonjësit.

Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale, po mbledhim të dhëna për kërcenime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.

Drejtori i policisë së qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD-së do të duhet të zbatojë ligjit nuk duhet t’i shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatoj ligjet e shtetit”, u shpreh Bardhi nga Elbasani.

 


Share

Komente