Barella: Po fitojmë duke i dominuar kundërshtarët, te Italia nuk ka smirë

Shpërndaje lajmin

Italia mundi të fitojë sot ndaj Zvicrës me shifrat 3-0, duke marrë fitoren e 10 rresht me të 10-ta ndeshjet me porta të pastra. Pas ndeshjes për Sky Sport foli ylli i Interit, Nicolo Barella.

“Nuk mendoj se ka sekret për suksesin tonë, mund ta shihni se ky është një grup që ndjen unitet dhe entuziazëm, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ne i marrim rezultatet me futbollin tonë, kështu që fitojmë dhe jemi bindës.

Locatelli shënoi sot, nesër mund të jem unë! Gjithmonë kam thënë se uniteti është gjithçka në këtë grup, nuk ka rëndësi kush luan, ne të gjithë sjellim të njëjtën frymë dhe japim kontributin tonë.

Nuk ka xhelozi, as smirë profesionale mes nesh. Unë thjesht përpiqem të ndihmoj ekipin dhe jam i lumtur pa marrë parasysh kush shënon. Nuk kam nevojë për gola që të ndihem i lumtur.

Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë kundër Uellsit. Luajmë për të fituar, sepse ky është mentaliteti ynë. Ne po ndihemi të sigurt dhe do të dëshironim të kalonim me tre fitore në grup”, u shpreh Barella. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *