Baret dhe restorantet të ardhura rekord për vitin 2022 në Shqipëri

0
Shpërndaje lajmin

Baret dhe restorantet mblodhën 650 mln euro në vitin 2022. Shuma, më e larta ndër vite është arkëtuar nga 15 300 biznese në vend.
Baret dhe restorantet siguruan 69 mld lekë, ose 650 mln euro gjatë vitit 2022. Të ardhurat e gjeneruara nga aktiviteti i tyre, flasin për një rritje të shpejtë, pas krizës së pandemisë Covid-19.
Shuma që shpenzuan klientët vendas dhe të huaj është në nivel vjetor rekord, e cila është ndikuar nga rritja e cmimeve të pijeve dhe ushqimeve.
Edhe prania e shtuar e tursitëve, u bë faktor për lulëzimin e këtij biznesi, i cili rëndom është quajtur si biznesi i preferuar i shqiptarëve.
Sipas INSTAT, në vitin 2022, çmimet e shërbimit në këto biznese, shënuan rritjen më të lartë në 15 vjet.
Në shifra, vendi ynë kishte në vitin 2022, 15 300 bare dhe restorante, numër ky i qendrueshëm nëse e krahasojmë me vitin 2013, kur numëroheshin 14 700 dhe me vitin 2016, kur kulmoi me 19 mijë njësi shërbimi.
Aktiviteti i pijeve e shërbimit ushqimor zë 13.5% të numrit të përgjitshëm të sipërmarrjeve në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *