Basha akuza Ramës: Keni shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditën me një video-mesazh ku ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë Rama.

Sipas Bashës qeveria Rama ka rritur taksat dhe borxhin publik dhe ka shpërdoruar 1.2 miliardë Euro të shqiptarëve.

“Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik.

Keni shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë.”, dëgjohet në video.


Share

Komente