October 18, 2021

Basha: E keqja ka plasur kudo, pasojë e modelit që sundon vendin

Shpërndaje lajmin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi  në Twitter ka reaguar sërish lidhur me ngjarjet kriminale që po ndodhin në vend. Sipas tij e keqja ka plasur kudo dhe fajin për këtë sipas Bashës e ka modeli që sundon vendin.

“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!” shkruan Basha.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për përplasjen me armë në Velipojë që rezultoi në katër të vrarë e dy të plagosur. Basha theksoi se jeta e qytetarëve është në rrezik pasi policia, sipas tij është reduktuar “në një vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin”

Kryedemokrati i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ” përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *