“Basha është hallexhi”/ Braçe: Fryu numrin e viktimave që të shuhej ndërmarrja e turpshme kundër UÇK

Share

Zv.kryeministri Erion Braçe, ka sulmuar kryetarin e opozuitës Lulzim Basha, për akuzat e tij se qeveria ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave të Covid-19.

Braçe deklaron se Basha ka një problem të madh me viktimat, ndërsa i përmend kryetarit të PD-së viktimat e 21 janarit dhe të vrarët gjatë luftës së kosovës.

Sipas tij, Basha tha se qeveria ka fshehur numrin e të vdekurve për të hequr vëmendjen nga zhdukja e kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Lylzim Basha nuk eshte i ri; Lylzim Basha eshte nje mutacion i se keqes Sali Berisha! Por ka edhe me shume, Eshte hallexhi!

Lylzim Basha ka nje problem te madh, te hershem me viktimat-te vraret, te vdekurit. Ne masakren e Krushes, por edhe pertej, kudo nga Kukesi ne Kosove, problemi i tij jane viktimat, te vraret, te vdekurit, por prej UCK ama;

Ne masakren e 21 Janarit, problemi i tij jane kater te pushkatuarit dhe me shume se 12 plagosurit ne te njejtin vend, bulevardin deshmoret e kombit; Prej dje, problemi i tij jane te gjithe ata qe humben jeten nga Coronavirus;

Ai ka kohe qe numeron te humburit prej Coronavirus si nevojtar, si sukses i tij; Por edhe si shpetim per ti ikur te vrareve, te vdekurve qe ai i ka hedhur mbi kurriz UCK! Duhej fryre pafund numri qe te shuhej ndermarrja e tij e turpshme kunder UCK!

Ja doli per ca ore sot, kur ju mori pacienteve mjeket jetike qe ju pergjigjen me dinjitet tamam atij! Por kaq ama; Ata tani jane ne pune, ende si cdo dite ne nente muaj! Ai, Lylzimi po fle, por asfare rehat ama;

Gjumin nuk ja prish ti qe je i semure, harroje ai nuk e rregullon balluken per ty hic; gjumin ja prishin te vdekurit qe i ka hedhur mbi kurriz UCK!”, shkruan numri 2 i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al


Share

Komente