Basha fushatë elektorale online: Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon! Premtim i pambajtur i Ramës

Share

Një tjetër mënyrë fushate e përzgjedhur nga kreu i Partisë Demokratike, është nxjerrja në pah e premtimeve të pambajtura nga maxhoranca socialiste. 

Nëpërmjet një postimi, kryedemokrati Basha renditi dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Përmes një “Instastory”, ai kujtoi se na ndajnë 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjodhi të tregojë një nga dështimet e kryeministrit.

Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë elektrike, por sipas demokratit ky premtim nuk është mbajtur. Duke marrë si referencë Eurostat, Basha thotë se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket energjisë.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”.

d15994e5 23a1 4796 89f7 0d0c63d0aaab 292x600 1834d05a9 0f25 41de b94b 71b5214bcc73 292x600 1


Share

Komente