Basha i rrit “vlerat” vetes/ Unë do fus Shqipërinë në BE brenda gjashtë muajsh

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar takimin me presidentin e Sllovenisë, ku dhe ka zbardhur edhe më shumë detaje mbi atë se ccfarë është diskutuar.

Në një intervistë për “News 24”, Basha u shpreh se në fikus të diskutimit ishte integrimi i Shqipërisë në BE, duke i “rritur vlerat vetes” se Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të arrihet brenda gjashtë muajsh, pasi ai të vijë në pushtet.

“Plani ynë është që të zhbllokojmë këtë proces pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm koordinimi me BE. Me kryeministrin e Sllovenisë që do të marrë presidencën e BE diskutuam konkretisht si për sfidat, apo detyrat dhe planin tonë për të përmbushur këto detyra, si dhe mbështetje konkrete që Sllovenia do të japë si mbajtëse e ardhshme e presidencës së BE për 6 muaj.

Garancia është 25 prilli, është vota e shqiptarëve, është qeveria dhe kryemibnistri që do të dalë nga kjo votë. Unë provat i kam dhënë më përpara kur kam marrë të gjitha vendimet dhe hapat e nevojshëm që të hiqeshin vizat dhe shqiptarët sot gëzojnë lëvizjen e lirë, që Shqipëria të futej në NATO dhe qytetarët sot gëzojnë të jenë në aleancën politiko-ushtarake falë këtyre reformave.

Pra garancia është vullneti im për të zhbërë të gjitha dështimet e Edi Ramës dhe për të përmbushur të gjitha detyrimet, në mënyrë që t’i hapim rrugë brenda gjashtë muajsh Konferencës së Parë ndërqeveritare. Po mos e kisha këtë bindje nuk do e deklaroja”, tha Basha./CNA.al


Share

Komente