Basha kujton 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit/ Një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare

Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Përmes një statusi në rrjetet sociale Basha shkruan se kjo ngjarje shënon një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

Më tej kreu i opozitës thekson se Kongresi shqyrtoi edhe rrethanat delikate politike të asaj kohe duke miratuar një program kombëtar me 18 pika që ngriti në një nivel të ri aspiratat tona kombëtare.

“Si sot 112 vjet më parë, mbylli punimet Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet më kulmore të historisë sonë kombëtare.

Kjo ngjarje shënon një pikë kthese në Rilindjen Kombëtare dhe mbetet një dëshmi e fortë për nivelin lartë të pjekurisë kombëtare në një moment të vështirë për ne shqiptarët.

150 delegatë të të gjitha përkatësive fetare, nga të gjitha krahinat shqipfolëse dhe të diasporës vendosën gurin e themelit të unitetit tonë kombëtar me alfabetin latin me 36 shkronja që përdorim sot e kësaj dite.

Kongresi shqyrtoi edhe rrethanat delikate politike të asaj kohe duke miratuar një program kombëtar me 18 pika që ngriti në një nivel të ri aspiratat tona kombëtare.

Sot i kujtojmë me nderim e përulje figurat e patriotëve dhe intelektualëve që organizuan këtë kongres dhe frymëzohemi prej tyre për ta bërë Shqipërinë pjesë të pandarë të familjes europiane”, shkruan Basha në Facebook./CNA.al

fotoja e kongresit


Share

Komente