Basha kujton Bashkim Koplikun: Angazhimi i tij pas rënies së komunizmit mbetet i pashlyeshëm

Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon në rrjet sociale për vdekjen e ish zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.

Basha e vlerësoi Koplikun për kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike dhe gjatë qeverisjes së parë të saj.

“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku.

Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.


Share

Komente