September 20, 2021

Basha mbledh demokratët në Mat dhe Bulqizë: Ta vazhdojmë bashkë betejen

Shpërndaje lajmin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim me demokratët e Matit dhe Bulqizës, ku krahas demaskimit të asaj që ai e quan masakra zgjedhore e 25 Prillit, kërkoi unifikimin e të djathtëve për të vijuar rrugën në sjelljen e ndryshimit.

Basha u shpreh se zemërata duhet të jetë burim i forcës së tyre, të cilët nuk duhet të hedhin poshtë atë që kanë krijuar, por të vijojnë betejën ndaj qeverisë.

Fjalimi i mbajtur në Bulqizë

Ta vazhdojmë bashkë betejën krah njëri-tjetrit, me besimin e madh, mos të hedhim poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku dhe kjo është ftesa ime ndaj çdokujt që e ka zemrën apo mendjen të turbulluar, është që të mos gjejë arsye apo të krijojë arsye për të rrëzuar atë që keni ndërtuar dhe kemi ndërtuar së bashku deri më sot, falë sakrificës së gjithësecilit prej jush. Ndaj, të diskutojmë nga afër shqetësimet, mendimet, kritikat, rrugëdaljet, nga ana tjetër, le të jemi të qartë se kjo garë e ka dhe një disavantazh. E ka dhe një disavantazh dhe disavantazhi që e njohim fare mirë ne këtu, unë, ju, e njeh dhe kundërshtari ynë.

Disavantazhi është që pas kësaj qëndrese të gjatë, ku kemi faktuar vendosmërinë tonë, dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një masakër zgjedhore, mund të japë shkak një përçarjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë.

Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: “Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.” Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.

Por në qoftë se jemi të gjithë, siç jemi dëshmitarë se kjo është masakër zgjedhore e nje regjimi, atëherë ejani të vazhdojmë betejën deri në fund drejt një stacioni final që është rëzimi regjimit që është fitorja e demokracisë dhe e Partisë Demokratike.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *