October 16, 2021

Basha në rënie të lirë, kush është ish-ministri i Ramës i cili mori 4-fishin e votave të demokratit (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Ditën e sotme janë bërë publike rezultatet e votimit për njësinë numër 10 në Tiranë.

Nga të dhënat zyrtare bëhet me dije se ka fituar ndjeshëm dhe bindshëm PS me 6007 vota e ndjekur nga PD dhe aleanca me 4450 vota.

Partia e tretë më e votuar është LSI me 628 vota. Rikujtojmë se votimi elektronik në Tiranë në njësinë 10 ishte një projekt pilot i cili kaloi pa probleme dhe incidente.

Rezultatet e deri tanishme në Shqipëri tregojnë për një fitore të PS e cila kryeson me 75 mandate, e ndjekur nga PD me 56 mandate.

Kryedemokrati Basha duket se ka humbur edhe në njësinë 10 ku u aplikua votimi elektronik ku demokrati ka marrë vetëm 492 vota ndërkohë është mundur nga ish-ministri Fatmir Xhafaj i cili ka marrë 2795 vota.

Kryetarja e LSI ka marrë vetëm 81 vota.  /albeu.com/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *