Basha pas takimit me ministrin Di Maio: I kërkova sigurimin e vaksinës anticovid

Share

Sigurimi i vaksinës për personelin shëndetësor e qytetarët, integrimi dhe bashkëpunimi bilateral Itali-Shqipëri, kanë qenë në fokus të takimit të kreut demokrat Lulzim Basha me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio.

Në një prononcim për mediat pas takimit, kreu i selisë blu tha se i ka kërkuar ministrit italian që që bëjë gjithçka për të siguruar vaksinën për personelin mjekësor dhe qytetarët, për të cilën mori zotimin e Di Maio-s.

“Takim miqësor i frytshëm ministrin Di Maio e falënderova për ndihmën që na ka dhënë. I  kërkova ndihmë për sigurimin e vaksinës anticovid. Masat e marra janë të pamjaftueshme që shqiptarët të përfitojnë nga hedhja në treg e vaksinës.

Duke iu referuar rolit të Italisë i kërkova që të bëjë gjithçka që të sigurojë për personelin mjekësor dhe qytetarët, akses në vaksinat e reja anticovid që po prodhohen e do të jenë të gatshme të administrohen në vijim.

Zotimi i ministrit Di Maio për të ndihmuar në këtë drejtim zotim konkret për të ndihmuar personelin shëndetësor shqiptar me vaksinën, sa po të jetë e disponueshme për Republikën Italiane. Qeveria ka bërë rezervim me Covax, i cili përdoret nga vendet në zhvillim, rezervimi është vetëm për 20% dhe vendet e vogla do të mbeten në fund të radhës. Ka disa mënyra për ta zgjidhur këtë dhe një një është për t’iu drejtuar një miku të madh që mos ta harrojë motrën e vogël Shqipërinë, duke pasur parasysh dhe përmasat e krizës në Shqipëri dua ta falënderoj edhe për angazhimin e tij”.  

Sa i takon integrimit në BE, Basha tha se Shqipëria rrezikon për herë të shtatë, pasi detyrat e vendosura nga BE nuk janë realizuar, siç janë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

“E dyta ka të bëjë me integrimin europian të vendit për herë të shtatë Shqipëria rrezikon një jo apo një shtyrje, sepse detyrat e vendosura nga BE nuk janë realizuar nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale e Gjykatë të Lartë, një institucion i rëndësishëm për hetimin e krimit. Shqipëria nuk përfiton grantet pasi për herë të shtatë, Rama bllokon integrimin”.

Në Lidhje me forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Basha theksoi se Italia dhe Shqipëria do të ecin së bashku me një program bilateral për sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Dhe së treti e sigurova di Maion për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Lufta kundër krimit e korrupsionit do të ecë krah për krah me një program bilateral me Italinë”.


Share

Komente