April 19, 2021

Basha publikoi librin, Flutura Açka hedh poshtë zërat: Nuk e shkrova unë, ja roli im

Shpërndaje lajmin

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit Flutura Açka hodhi poshtë zërat që qarkulluan sot në media nga mbështetës të shumicës, se është ajo autorja e librit të kreut të PD Lulzim Basha.

Ajo deklaroi se roli i saj në këtë vepër është si botuese dhe është vënë në kontakt me të rreth një muaj më parë. Açka u shpreh se Basha ka hedhur në atë libër qasjet e tij për opozitën, ekonomikë dhe kulturë.

“Janë qasjet e tij, flet për opozitën e tij, ekonominë dhe kulturën. Pavarësisht se dëgjova zëra se e kam shkruar unë. Unë mendoj se nuk mund të kem aq fuqi sa të shkruaj një libër të kësaj natyre. Pozicioni im është i botuese. Unë e kam marrë veprën në fund të janarit, fillim të shkurtit. Roli im në këtë vepër është si botuese dhe do e mbroj këtë vepër.

Rezultati nuk mund të përcaktohet nga karakteri i liderit. PS ka një lider që shan çdo gruan. Unë ndihem e fyer si qytetare kur një femër fyhet ashtu.  Në këto zgjedhje do e bëjë diferencën ajo listë që keni parë. Kjo është e para. E dyta është fundi që ka mbërritur në durimin e qytetarëve”, tha Açka.

Basha publikoi sot librin “Misioni im”, rreth një muaj para zgjedhjeve, si një letër e hapur për shqiptarët në prag të 25 Prillit. Në libër, Basha përmend të gjitha fazat e jetës, duke i dhënë një hapësirë familjes, qasjes së tij në politikë dhe planit për qeverisjen e vendit./mv.abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *