Basha publikon videon/ Në 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh që tregon dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bashës në tetë vite qeverisje Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha për vendin. Me tej, Basha thekson se me 25 prill kryeministri do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.
E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë…
As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…
Ju keni hequr shumë në fakt,
Aq sa keni trefishuar pasuritë
Keni rritur taksat dhe borxhin publik.
Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve.
Keni kriminalizuar politikën.
Keni kanabizuar vendin.
Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve.
Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro.
Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.
Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë.
Jo, nuk do të harrojmë”, thuhet në video./CNA.al


Share

Komente