Basha thumbon Patozin, Topallin dhe Murrizin/ Veprat e tyre flasin më shumë se fjalët

Share

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do ta kërkojë votën e Jozefina Topallit, Astrit Patozit dhe Myslim Murrizit.

Basha tha se do kërkojën votëne  çdokujt, por theksoi se për këtë duhet edhe vullneti i tyre.

Kreu i opozitës i ironizoi ata në emisionin “Opinion”, teksa deklaroi se veprat e disa politikanëve flasin më shumë se fjalët.

Kur flas që do kërkoj votën e çdokujt, them absolutisht çdokujt, kur ti flet me emra konkretë dhe kanë iniciativa konkrete politike, padiskutim që kjo nuk varet vetëm nga koalicioni ynë, por edhe nga vullneti i tyre.

Ka nga ata që shprehin se do bëjnë të pamundurën të largojnë Edi Ramën, ka nga ata që nuk janë shprehur aq qartë, ka nga ata që veprat e tyre flasin më shumë se fjalët. Kjo është jashtë kontrollit im, ajo që unë kam në dorë, është një thirrje ndaj çdo shqiptari që beson se 25 prilli është dita e shqipërisë dhe jo e Edi Ramës, të bëhen pjesë e tyre”, u shpreh Basha./ CNA.al


Share

Komente