Basha: Ulja e taksës nga në 9% do të jetë një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare

Share

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. 

Permes një shkrimi në facebook Basha thotë se sa më shumë para të mbeten në duart e bizneseve, aq më shumë vende të reja pune do të hapen.

“Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare.

Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta”, shkruan Lulzim Basha.


Share

Komente